Netflix njeh Kosovën si shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak muaj më parë shqiptarët e Kosovës hapën një peticion, që Kosova të njihej si shtet nga platforma e madhe kinematografike, Netflix.

“Kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre shfaqet sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata po e përdorin platformën nga Republika e Kosovës”, thuhej në peticionin e kësaj nisme.

Fatmirësisht qëllimi është arritur dhe tashmë Kosova njihet si shtet nga platforma në fjalë.

Peticioni hapur online u nënshkrua nga 37 mijë persona dhe dëshmoi edhe një herë se gjithçka mund të arrihet nëse të gjithë njerëzit bëhen bashkë. Peticioni “Add Kosovo as a country in Netflix”, kërkonte që të vendoset kodi telefonik në hyrje të regjistrimit për shqiptarët nga Kosova që duan të krijojnë qasje në kompaninë gjigante të distribuimit kinematografik, Netflix.

Lajmin për arritjen e qëllimit e bëri të ditur iniciatori  i këtij peticioni, Sovran Hoti.

Nuk u deshën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Sovran Hoti në një postim në Facebook.

Të fundit

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Legjenda Sir Alex Ferguson zbulon blerjen më të dobët në histori

Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i Manchester United. Duke folur në dokumentarin...

Lajme të tjera

Web TV