Beteja e Tiranës si pasqyrë e fitores së PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Tirana ishte beteja më e madhe për zgjedhjet e 25 prillit. Duket se të dyja palët kishin punuar fort për të arritur gjithçka në qarkun më të madh të vendit nga prodhohen 36 mandate dhe që natyrshëm ndikon në përcaktimin e fituesit. Në fakt Tirana theu çdo pritshmëri në këto zgjedhje. Jo vetëm në surprizën si qarku me numrin më të madh të pjesëmarrës me 54%, por edhe me rezultatet që prodhoi dhe që ishin pasqyra më e qartë e raporteve të forcës midis forcave politike. Tashmë rezultatet për qarkun Tiranë dihen, PS fiton 18 mandate, PD 15, LSI zbret ne 2 dhe PSD fiton 1 mandat. Partitë e reja dhe që shpresonin pikërisht në Tiranë të arrinin kuotën për marrjen e një mandati nuk arritën të rrëmbejnë diçka. Beteja midis të mëdhenjve PS-PD, dhe në kushte të klime të ndezur politike bëri që vota të polarizohej dhe të vegjlit të ishin në mjedis të rrezikshëm ekzistence.

Beteja për Tiranën ravijëzoi dhe dy platforma të ndryshme dhe që dëshmuan në fund se përveç punës për mbështetje të elektoratit, rëndësi ka dhe strategjia për të maksimalizuar gjithçka. Ekipi i Veliajt, si drejtues i ri politik i PS për qarkun Tiranë, jo thjesht ishte më efikas por shpalosi novitete për fushatat në Shqipëri. Guximi i Veliajt për të alternuar listën e deputetëve ku shumë figura me peshë ishin në prag apo përtej objektivave të mandateve, futja e konkurrencës midis kandidatëve për të matur forcat midis tyre me votë, soli jo vetëm një pjesëmarrje më të madhe në votime por kontribuoi që PS të marrë një mbështetje më të madhe nga votuesit krahasuar me zgjedhjet 2017, duke arritur në 48.68%, çka dukej mision i pamundur si rritje nëse mendon se 8 vite mazhorancë të konsumojnë. Kjo makineri votash bëri që PD të dalë humbëse pikërisht aty ku mendonte të arrinte rezultat.  Dhe kjo ndodhe dhe me figurat qëndrore të PD që ishin imazhi i saj për Tiranën. Jorida Tabaku, si nënkryetare e PD dhe drejtuese politike e tre Njësive në kryeqytet dhe pikërisht në njësitë 2, 3 dhe 10, del në të treja humbëse. Zonat e Kombinatit dhe Astir, ku kjo e fundit ishte një nga kauzat më të forta të PD në këto vite, PD dhe drejtuesi Këlliçi del sërish humbëse. Humbës del dhe Agron Shehaj në Njësinë 5 dhe 7, ndonëse zhvilloi një fushatë interesante dhe të bukur me një makineri të mirëfilltë PR. Dhe në fund, humbëse doli dhe Grida Duma në Kavajë dhe Rrogozhinë ndonëse vendosi një bast të rëndë me Veliajn.

Lexo edhe :  Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

 

 

Të fundit

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

Programi i Premierligës së së dielës u hap nga derbi i Londrës, mes Chelsea dhe Crystal Palace. Pas 45 minutave të para rezultati ishte...

Letra e Melania Trump drejtuar Putinit: Mbroni fëmijët në Rusi dhe Ukrainë

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, i ka drejtuar një letër Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të ndërmarrë veprime për të...

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë ishte respekti ndaj mendimit ndryshe....

Lajme të tjera

Web TV