Kurti: Katër kushtet për rifillimin e dialogut me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme zhvilluar në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian prezantoi katër hapa për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se i qëndron dialogut me parime të drejtë dhe të barabartë.

“Së pari është pranimi i realitetit. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të çonin në ngjarje të paparashikuara.

E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviçi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to.

Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur çështjet… Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha kryeministri i Kosovës.

Të fundit

“E kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo?” Rama ironizon Alizotin

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në qarkun e Elbasanit,...

U rrëzua me parashutë në Himarë/ Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar...

Kanadaja shteti i 51 i SHBA? Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Nuk jemi në shitje!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, shkëmbyen komente pozitive për njëri-tjetrin gjatë takimit të parë midis dy udhëheqësve që kur...

Berisha: 5 mijë euro grant për çdo të ri, zero taksa për ata që do kthehen në Shqipëri

Kreu i PD Sali Berisha nga Berati u ndal edhe tek grantet për bizneset e reja. Berisha tha se do të jepet 5...

“Humbëm një atdhetar e patriot”, Albin Kurti kujton vëllain e Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar me nderim në këtë 6 Maj përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe atdhetarit të madh Luan Haradinaj....

Lajme të tjera

Web TV