Alarm për bombë në avion, Greqia ngre në fluturim 4 avionët luftarakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke raportojnë se një alarm për bombë mbi hapësirën ajrore greke ka krijuar panik. E përditshmja greke “Protothema” raporton sot se një avion pasagjerësh, që po udhëtonte drejt Izraelit, ka dhënë alarmin kur ndodhej mbi qytetin grek të Heraklio, pasi dyshohej që në bord të kishte bombë.

Menjëherë është aktivizuar mekanizmi i alarmit dhe avionë luftarakë grekë janë ngritur në fluturim. Aeroplani me pasagjerë ka hyrë në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00, sipas kohës lokale.

Katër avionët luftarakë grekë F-16 e kanë shoqëruar avionin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, avioni është ulur në mënyrë të sigurt në Izrael.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë.

Të fundit

‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’, Rama ironizon sërish Berishën, Lapajn dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes "serialit" "Bufi&Tiku drejt bashkimit"....

Shtatzënia në adoleshencë sjell rreziqe shëndetësore, OBSH jep shifrat!

Shtatzënia në moshë adoleshente mbetet një fenomen shqetësues në mbarë botën, me pasoja të thella për shëndetin, jetën sociale dhe të ardhmen ekonomike të...

Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: Nuk e shoh si largim të SHBA

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në...

U largua nga PL, Esmeralda Demiraj shfaqet krah Blendi Gonxhes!

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Esmeralda Demiraj duket se i është bashkuar skuadrës së PS. Ish-kryetarja e Lëvizjes së Gruas në PL është shfaqur krah...

Merr fund papritur lidhja e Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?!

Vetëm muajin e shkuar, u raportua se Luana Vjollva kishte nisur nje lidhje te re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur...

Lajme të tjera

Web TV