Doktoren e shkencave apo kandidaten e komunitetit çam/ Kë do fusë Rama në parlament?

Ndryshimet në Kod u mundësuan krerëve të partive politike të garonin për deputet në më shumë se një qark.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Durrësin dhe Vlorën, ku PS arriti objektivin duke fituar, nga 8 mandate, ndërsa kryeministri mori edhe votën preferenciale në dy qarqet.

Nëse Rama zgjedh të jetë deputet i Durrësit, atëherë automatikisht mandatin e tij në Vlorë, e merr kandidatja e renditur pas tij në listë, Teuta Ramaj, që ka grumbulluar 1738 vota preferenciale.

Nëse Rama preferon të mbetet ligjvënës në Vlorë, atëherë mandati i deputetes në Durrës i shkon kandidates nr.9 në të qark Ana Dhamo.

Kush janë Teuta Ramaj dhe Ana Dhamo

Teuta Ramaj ka lindur në Vlorë më 25/12/1982. Në vit 2014 ka kryer studimet në UV “Ismail Qemali” Vlorë (departamenti i mësuesisë) Master i Shkencave në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, e cila në këtë fushatë elektorale iu bashkua ekipit socialist, si kandidatja e komunitetit çam për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste.

Ana Dhamo lindi në Durrës, në2 shtator 1985. Znj. Dhamo është Doktore Shkencash në profilin e Drejtë Publike. Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos./Gazeta Shqip

Doktoren e shkencave apo kandidaten e komunitetit çam, kë do

Doktoren e shkencave apo kandidaten e komunitetit çam, kë do