Rrëshqitja e dheut shkakton tre të vdekur dhe nëntë të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut, afër një hidrocentrali, në provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë, thanë të premten autoritetet e këtij shteti.

Hisar Turnip, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-shpëtimit, tha se reshjet e mëdha të shiut në rajon që ndodhën të enjten në mbrëmje e shkaktuan rrëshqitjen vdekjeprurëse.

“Gjithsej dymbëdhjetë persona janë zënë nga dheu. Tre prej tyre kanë vdekur dhe i kemi tërhequr trupat e tyre. Identiteti i viktimave ende nuk është i njohur”, tha ai për agjencinë Anadolu.

Kompania që e zhvilloi dhe që e menaxhon hidrocentralin afër të cilit ndodhi rrëshqitja konfirmoi se dy punëtorë – një indonezian dhe një kinez – u rrëmbyen nga dheu që rrëshqiti, ndërsa një punëtor tjetër kinez i mbijetoi fatkeqësisë.

“Zona është siguruar nga autoritetet dhe askush nuk do të lejohet afër atij vendi, sepse ka frikë që do të ketë më shumë rrëshqitje”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë “North Sumatra Hydro Energy”.

Bëhet e ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit ende janë duke i vazhduar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur.

Të fundit

Noizy dhe Afërdita mbështetje publike për Veliajn: Të gjithë e dinë sa njerëz ke ndihmuar

Reperi i njohur Noizy i ka dhënë një mesazh mbështetjeje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj pas zhvillimeve të fundit. "Stay...

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj sot para GJKKO për masën e sigurisë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Eroin Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para...

Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara,...

Cili është qëndrimi i partive joserbe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës,...

Veliaj për prokurorin… Perversi më pyeste për fustanet e Ajolës

Kreu I Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka resguar për herë të dytë nga qelia e burgut, duke ngritur akuza të rënda ndaj prokurorit të...

Lajme të tjera

Web TV