‘Bashkohet’ me Flor Mumajesin, Soni Malaj tregon si lindi bashkëpunimi pas 10 vitesh ndarje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia Flori Mumajesi dhe Soni Malaj duket për publikun sa e “lashtë”, aq edhe e freskët.

Kjo, pasi prej 10 vitesh nuk kishte asgjë që i bashkonte këngëtarët, por njëkohësisht ata nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i showbizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

“Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin.

Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti dhe e gjeni dot kush e ka shkruar tekstin e kësaj balade që të rrëqeth mishin?

Pikërisht Flori Mumajesi. Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publikë që kanë pasur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10 vitesh.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, teksa vlerësoi punën e ish-partnerit të saj si kantautor, këngëtarja u shpreh se balada iu propozua nga vetë Flori Mumajesi dhe u mirëprit nga publiku.

“Si bashkëpunim artistik ka mbaruar me albumin “Unik”, nga ai album dolën këngë të ndryshme e më pas nuk kemi bashkëpunuar. Mund të kenë kaluar gati 10 vite që prej atij bashkëpunimi. Mu propozua si këngë, sepse djemtë mendonin se është këngë e përshtatshme për mua. Flori padiskutim ka veçantinë e tij, si bashkëpunim jo u mirëprit por u përqafua shumë,”- u shpreh ajo.

Ky rikthim i Soni Malajt dhe Flori Mumajesit mund të quhet një ngjarje me rëndësi për muzikën shqiptare, por nga ana tjetër kjo ndodh menjëherë pas lajmit se Soni Malaj dhe Klevi nuk janë në ditet më të mira të dashurisë së tyre.

Me siguri, tani të gjithë po mendoni dhe shpresoni të njëjtën gjë, por le t’ia lemë kohës.

Lexo edhe :  Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV