Kremtohen Pashkët Ortodokse, besimtarët rikthehen në Kisha, por duke ruajtur distancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin sociale, e ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që  na mëson kjo ‘luftë’ me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

Të fundit

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë...

Lajme të tjera

Web TV