ARRSH jep njoftimin për autostradën Tiranë-Durrës: 3 javë punime, si devijon trafiku

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të vijojnë punimet në aksin Tiranë-Durrës. Në një deklaratë, ARRSH bën me dije se duke nisur  nga 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes do të punohet në rrugë për riparimin e shtresave asfaltime.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021. Ndërkaq, ARRSH ka njoftuar se si do të devijojë trafiku gjatë këtyre ditëve, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:

QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

Mjetet udhëzohen të perdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj .

Lexo edhe :  Skandal në futbollin shqiptar/ Lojtari gjakos arbitrin arratiset nga tualeti i stadiumit, ndërpritet ndeshja

Nëse do të jetë mot i papërshtatshem, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në permiresimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të  jetë e lirë për përdorim.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar dhe në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.


Të fundit

50-vjeçari futet në dyqanin e pijeve alkoolike, e sulmon me tullë dy gra (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një burrë ka dhunuar brutalisht dy gra aziatike, në një dyqan...

Gazetari i publikon Fatmir Mediut pasaportën me mbiemër fals: Mund t’i shpëtojë drejtësisë po të përdorë këtë dokument që…

Ditën e sotme SPAK njoftoi se ka prova të reja lidhur me çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur...

Është pro legalizimit, politikani hyn me cigare hashashi brenda në Parlament

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Francois-Michel Lambert, që mbështet dekriminalizimin,...

“Më sulmojnë nga profilet fallco të kunatit”/ Kulluri: Ke për të ikur Lulzim, siç kopilat me ministrat e PD i lë…

Edvin Kulluri pjesë e grupimit “për PD-në”, që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike në një status të fundit në...

Tragjike/ 25 persona vriten pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe trafikantëve të drogës (Video)

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro këtë të enjte mes policisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV