50 firma deputetësh/ Arsyet për shkarkimin e Metës, nga “mprehja e sfurqeve” tek sulmi ndaj Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka siguruar 50 firma për t’i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, firmëtarët kanë renditur provat, që sipas tyre, faktojnë që kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Deputetët e Partisë Socialiste, që kanë firmosur kërkesën, nga Taulant Balla, te Pandeli Majko e Spartak Braho (dy të fundit nuk arritën të merrnin mandatin në 25 prill), risjellin në vëmendje disa deklarata të forta të presidentit Meta, të bëra para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas ligjvënësve të majtë, këto deklarata të kreut të shtetit çuan deri në një humbje jete, duke iu referuar kështu vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve. “Me sjelljen e tij, mesazhet drejtuar publikut me qëllim përkrahjen e nxitjen e vetëgjyqësisë, të cilat në Elbasan çuan edhe në humbje jete, terrorit, aktet e dhunës në rrugët e vendit në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, forcave të policisë, përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike, çuan në cënimin e imazhit të Shqipërisë në botë dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në kërkesën e PS.

Çfarë tha Meta në fushatë?

Në kërkesën dorëzuar Kuvendit, firmëtarët kanë renditur të gjitha shprehjet e Presidentit që thërriste popullin me gjuhën e dhunës. “Kërcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”, citohet Meta. Po ashtu, thirrjes që i ka bërë Meta prokurorëve dhe gjyqtarëve ku kërkonte që të dëgjohej Presidenti. “Të dashur prokurorë dhe gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruhet në kërkesë. Ndërsa një javë e gjysëm para se të shkonim në zgjdhjet e 25 prillit, Meta ju bëri thirrje popullit fierakë të mprehnin soptata e cfurqet. “Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”, citohet Meta. Po ashtu Meta i vendosur se opozita do të fitonte zgjdhjet e 25 prillit, Meta tha publlikisht se Rama do të përfundonte në psikiatri. “Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat… Unë do shkoj në shtëpi, kur ti të shkosh në psikiatri”, vijohet më tej. Ndërsa kur në gjuhën e politikës u fut edhe termi “patronazhist”, Meta nuk la pa e prekur duke i quajtur ata fuksa. “Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund të ndalë ndryshimin e madh më 25 prill! ‘Ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë’! Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 prillit!”, shkruhet më tej. Hartuesit e kërkesës e kanë mbyllur me citimin e fundit që Presidenti pati në javën e fundit të fushatës zgjdhore. “Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit! Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shkruhet në kërkesë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV