Mbushi serën me kanabis, në pranga Astrit Patozi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi në serën e tij në fshatin Kurjan të Roskovecit i janë gjetur bimë narkotike. Autori i dyshuar është 50-vjeçari, Astrit Patozi.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV