Fyeu dhe kërcënoi gazetarin/ Deputeti i PD pendohet dhe kërkon falje publike: Edhe unë jam njeri prej gjaku e mishi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i pari në listën e PD në Shkodër, Helidon Bushati ka kërcënuar dhe fyer gazetarin e Report Tv, Ergys Kavajën.

Ky i fundit e ka denoncuar publikisht në rrjetin social Facebook, ku thotë se në drekë ka marrë një telefonatë nga Helidon Bushati, i cili e ka fyer dhe kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Sipas gazetarit Ergys Kavaja, ky reagim i drejtuesit politik të PD-së në Shkodër, ka ardhur për faktin e dy shkrimeve të gazetarit, i cili analizonte votat që mori PD, e cila kërkonte 7 mandate, por mori aq sa në 2017-ën dhe humbi shumicën edhe në bastionin e tyre.

Menjëherë pas denoncimit publik Helidon Bushati i ka kërkuar ndjesë publike gazetarit Ergys Kavaja. Bushati e pranon se e ka fyer dhe ka përdorur gjuhë jo etike, por justifikohet duke thënë se u përfshi emocionalisht.

“Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin. Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen”, shkruan Bushati.

Të fundit

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të...

E para pas 3 vitesh! Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Kjo është hera e parë që të dy liderët...

Lajme të tjera

Web TV