Deklarata e fortë e Nard Ndokës: PD po shndërrohet më tepër në një parti islamike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndok, aleat i PD-së, i mbetur jashtë Parlamentit akuzon partinë më të madhe të opozitës se po kthehet në një parti islamike.

Kryedemokristiani në faqen e tij zyrtare ka ripostuar një koment të një analisti mediatik, Kastriot Myftaraj, si cili deklaruar se “PD-ja me Bashën do të shndërrohet gjithmonë e më tepër në parti islamike”.

Ky status ka shkaktuar reagime ndaj Ndokës ku qytetarët shprehen se “nuk  ka ardhur e keqja Shqipnis as partisë nga ata që e njohin Zotin që e kanë frik dhe i luten atij qofshin këto Muslimanë, Katolikë ose çfarëdo feje qiellore që i përkasin. E keqja e këtij vendi janë ata që s’e njohin Zotin dhe s’e kanë frikë atë dhe dinë veç të vjedhin e plaçkisin atyre duhet t’u kundërvihemi të gjithë bashkë i nderuar”.

Ndoka më pas në një reagim tjetër thekson se “Po flasim për orientim politik, jo per besimin në Zot!”

Statusi që Ndoka hodhi në Facebook

“Mbështetësit e Lulzim Bashës na thonë se nëse rri apo jo ai në krye të PD-së kjo gjë është një çështje e brendshme e kësaj partie dhe të tjerët jashtë partisë, u pëlqen ose jo, nuk kanë lidhje me këtë gjë. Kështu do të ishte normalisht, nëse PD-ja nuk do të paraqiste një tjetër rrezik. Basha duke ndjerë rrjedhje të mbështetësve brenda partisë, por kërkon gjithmonë e më tepër mbështetjen e myslimanëve praktikues të cilët tash e tutje do të përbëjnë bazën e fuqisë së tij politike.

Në PD gjithmonë ka pasur një rrymë të fuqishme islamike por tani e tutje kjo do të bëhet mbisunduese. Kuptohet që do të ketë disa të krishterë, katolikë dhe më pak ortodoksë, si Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Sorina Koti, sa për dekor politik. Por partinë do ta dominojnë muslimanët praktikues.

Lexo edhe :  Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Nuk e kam fjalën për njerëzit që janë myslimanë për nga prejardhja familjare në kuptimin që paraardhësit e tyre kanë qenë kthyer dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, s’ka ndodhur me të gjithë shqiptarët, dhe që në shumicën e tyre nuk janë praktikues islamikë.

Fjalën e kam pikërisht për praktikuesit islamikë. Kjo gjë e shndërron PD-në në forcë të Islamit politik që përbën rrezik për rendin kushtetues dhe shtetin laik në vendin tonë. Ndër 59 kandidatët fitues të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, ka 32 myslimanë praktikues, meshkuj  dhe femra.

Kjo gjë e bën PD-në mbështetje për një lëvizje politike islamike në Shqipëri në të ardhmen. Duhet pasur parasysh se edhe ndër deputetët fitues të PS ka myslimanë praktikues. Vetë Kryeministri Rama vesh shallvare si simbol të trashëgimisë osmano-anadollake./Kastriot Myftaraj.

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV