Gazetari i publikon Fatmir Mediut pasaportën me mbiemër fals: Mund t’i shpëtojë drejtësisë po të përdorë këtë dokument që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme SPAK njoftoi se ka prova të reja lidhur me çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë, ndaj do rihapet dosja.

Asokohe Fatmir Mediu ishte ministër i Mrojtjes, ndërsa sot familja e një prej viktimave kërkon drejtësi, me shpresën se ajo do të veprojë duke qenë se Mediu është pa mandat deputeti.

Në rrjete sociale gazetari Mero Baze ka publikuar pasaportën e Fatmir Mediut, me mbiemër fals, siç shihet është Mehdihoxha. Me ironi Baze thotë se ai mund t’i shpëtojë drejtësisë po të përdorë këtë pasaportë që përdortë kur ishte në kërkim në Itali.

Ndërkohë Mero Baze ka publikuar dhe një pjesë libri nga tregimet e gazetarit Woodi, kur intervistoi Fatmir Mediun dhe e pyeti lidhur me kontratën e municioneve që dërgoheshin në Afganistan, për ushtrinë amerikane.

“Ja si eshte konfliktuar Mediu me gazetarin e New York Times duke i sekuestruar kaseten, pasi ai e pyeti per aferen e fishekëve kinezë”, Shkruan Baze në Facebook.

Të fundit

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Lajme të tjera

Web TV