Ish-presidenti Bamir Topi: Basha pas buzëqeshjes së stampuar ka shumë hipokrizi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi, një prej figurave kryesore të demokratëve disa vite më parë ka komentuar humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa një pjesë e demokratëve kërkojnë largimin e Bashës pas humbjes, Topi, i ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në RTSH 24 thotë se problemi në PD është përtej Bashës.

Madje, ai shton se Basha pas buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi.

“Unë mendoj që problemi kryesor në atë parti është përtej z.Basha. Unë e njoh raportin e ish-kryetarit me kryetarin e ri, dhe përveç buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi. Unë e kam thënë në 2013 që ai s’do marrë asnjë trofe. Problemi është i riaktiziuar në PD. Çfarë më bën përshtypje është një nxitim i njerëzve aty për të thënë ik. Njerëzit që janë shprehur askush nuk ka prekur atë që është dominanti në atë parti, dhe dominanti është Sali Berisha.

Ata që kërkojnë dorëheqjen e tij kanë parë te ai atë mungesën e burrërisë politike, që ai nuk e ka. Të gjithë në PD njohin faktin që mund të kesh shumë të drejtë, por në fund strukturën dhe rezultatin e vendos lidershipi. Si nuk pashë një njeri të thotë “këtu është dora e Sali Berishës”. Do kurajo kjo gjë.‘- tha Topi.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV