Krimi në Elbasan/ Gjyqtarët panë ngjarjen nga dritarja! Autori e goditi me armë dhe shkelma

Krimi i rëndë në Elbasan, ka shokuar gjyqtarët e prokurorët e këtij qyteti, pasi një ish-punonjës policie Koço Buzo, ka qëlluar me 7 plumba në trup bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, duke e lënë të vdekur në vend. Plumbat e lëshuar nga arma automatike, kanë prekur dhe avokatin, Gëzim Toçilla, i cili ishte duke kaluar rastësisht në rrugë.

Sipas burimeve, viktima është Liljana Buzo, nënë e tre fëmijëve dhe prej disa ditësh, Liljana kishte marë një urdhër mbrojtje. Ndërsa ndodhej në proces gjykimi me bashkëshortin e saj Koço Buzo, i cili ishte marë i pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Çeshtja gjyqësore ditën e sotme ishte për diskutim në seancë paraprake, ku gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka thirrur palët për tu ballafaquar në gjyq. Për shkak të mos paraqitjes së të pandehurit Koço Buzo, i cili në gjykimin e sotëm përfaqësohej nga avokati Fatmir Lushi, gjyqtarja Çekrezi ka shtyrë seancën gjyqësore për tu zhvilluar në datën 14 maj 2021. Por me sa duket mungesa e Koços, ka qënë një skenar e këtij të fundit, pasi ai ka pritur gruan jashtë ambjenteve të gjykatë, derisa ajo të dalë nga gjykata në rrugë. Dhe sapo është larguar disa metra larg gjykatës, Koço Buzo, i ka shkuar nga pas duke e qëlluar me armë zjari dhe më pas goditur dhe me shkelma.

Konfliket mes çiftit Buzo, kishin ardhur pas marrjes së një kredie në bankën “Sosiete Generale Albania”, e cila në 2014 kishte paditur në gjykatën e Elbasanit, çiftin Buzo, për kthimin e një shume financiare. Ndërkohë kjo situatë ka sjellë agravimin e sherrit në familje deri në përdorimin e dhunës nga ana e Koço Buzos, i cili momentalisht punonte si polic privat pranë një shoqërie sigurimi në Elbasan.

Lexo edhe :  PD mbledh sot Kryesinë/ Berisha do të mbajë fjalën hapëse, çfarë pritet të ndodhë

Një dëshmitar që pa ngjarjen tregoi se: “…autori i vrasjes Koço Bozo, pasi qëlloi me automatik gruan, shkoi më pas drejt saj dhe filloi ta qëllojë me shkelma edhe pse gruaja ishte e shtrirë. I binte pa pushim dhe me shumë forcë, derisa ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar…”. Ngjarja e rëndë tronditi zonën e lagjes “5 Maji”, zonë e cila tre javë më parë u trondit para ditës së zgjedhjeve parlamentare me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e tre personave të tjerë.