“Më lanë me 24 vota në vendlindje”/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Si më tradhtoi Basha, krim dhe pabesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar kreun e PD-së për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me aleatët.  Akuza e tij lidhjet me faktin se Basha nuk ka zbatuar paktin e firmosur me partitë aleate në prill të vitit 2019, ku parashikonte që krerët e këtyre partive të caktoheshin në vendin e tretë në listat e PD-së.

Kryedemokristiani sakaq ka akuzuar ashpër PD-në se madje ia kanë hequr votat atij. Por nga ky mos zbatim marrëveshjeje, Ndoka u thotë se vetëm dhe partia e tij u lanë pa u përfaqësuar në Parlament.

“Të nderuar miq që paragjykoni! Po flasim për një fenomen politik. Partia Demokristiane e Shqipërisë është nder 4-5 partitë kryesore në vend, më e vlerësuar më vota se PAA, LZHK e PBDNJ, pra ndjehemi të diskriminuar dhe përjashtuar edhe në raport me partitë aleate. Unë jam i vetmi kryetar partie që i kam fituar në mazhoritar betejat politike përballë PD e PS në vendlindjen time. Sot ndjehem i trishtuar, se kolegët demokrat me grabitën votat edhe në vendlindje, duke më lënë vetëm 24 vota, turp, krim, pabesi! Kjo është marrëveshja e firmosur nga 6 parti politike, përfshire z.Basha si Lideri i Opozites, nga këta firmëtarë vetëm PDK dhe unë si kryetar i saj jemi jashtë Kuvendit. E kemi mbështetur PD për 8 vite në opozite, në kauza, protesta, çadra, lënien e mandateve, mos regjistrim në zgjedhjet lokale, etj. Mbështetje pa rezerva për Opozitën e Bashën, në fund u ndjemë të tradhtuar, të pavlerësuar dhe të persekutuar. As sot pas disfatës, nuk ka një falje, apo reflektim njerëzor dhe politik!”, shkruan Ndoka.

Çfarë parashikonte marrëveshja?

Sipas dokumentit të firmosur nga Basha në emër të PD-së mes 6 partive aleate parashikonte që t’i jepte përparësi krerëve të partive të koalicionit të djathtë, duke i vendosur në emrat e parë, pra në listat fituese.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

“Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike do të përfshijë në listat shumemërore të kandidatëve të saj të gjithë kryetarët e partive nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, duke e renditur secilin prej tyre në numrin rendor 3 të një qarku dhe kur dy amë shumë se kryetarët e këtyre partive do të përfshihen njëherazi në listën shumë emërore të Partisë Demokratike në një qark, atëherë ato do të renditen njëri pas tjetrit, duke filluar nga numri 3. Renditja e tre në këtë rast do të bazohet në rezultatet historike zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje të firmosur në 10 prill 2019.

Por tani vetëm Ndoka mbeti jashtë Parlamentit, pasi ai ishte i teti në listën e Shkodrës. Ndërsa deputetë u bënë të gjithë aleatët kryesorë të PD-së, Dashamir Shehi LZHK-së, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Agron Duka i PAA-së. Në pikën 10 të paktit përcaktohet se ai nuk mund të ndryshojë pa pasur konsensusin e aleatëve.

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV