Rama: S’ka rëndësi kush fiton apo humb zgjedhjet në Shqipëri, BE është rruga jonë e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me Kinën.

Rama thotë se në vendin e tij nuk ka rëndësi kush fiton apo humb zgjedhjet, për Shqipërinë rruga e vetme dhe fundore është BE.

Ai kujtoi se BE fillimisht e la Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor jashtë skemës së vaksinave, teksa sa për Sinovac ai theksoi se dozat u morën nga Turqia, ndërsa siguroi se marrëdhëniet Shqipëri-Kinë janë thjesht normale dhe s’ka asgjë speciale.

‘’Është e vërtetë, që Shqipëria pak rëndësi ka kush humb apo fiton në zgjedhjet e saj, kur bëhet fjalë për BE. Opinioni publik shqiptar është shumë pro BE-së, shumë pro perëndimor. Nuk ka asnjë dyshim, që shtegu europian nuk është një nga zgjedhjet për ne, është zgjedhja e vetme dhe fundore për ne. Për disa vende të tjera në rajon, që ka aktorë të tjerë me ndikim mjaft të rëndësishëm. Por kjo nuk mendoj se është si Shqipëria, ne kemi marrëdhënie të tllojeve të ndryshme me të t jerat, por askush s’është zëvendësuese  e BE.

Si objektivi, si destinacioni, si partneri ynë. Kështu që po mendoj që se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi gjatë kësaj kohe.

 

 

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave në fillim. Kur them ne, jo vetëm Shqipëria, por gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo fqinjësi, lagj e Europës, e rrethuar nga kufijtë. Na u desh të vepronim vetë, të vepronim individualisht. Për ne shkoi mirë, bëmë kontratë me Pfizer, dhe me AstraZeneca. E për të qenë të saktë, Sinovac nuk e morëm nga Kina, por distributori në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale, dhe normalja në këto marrëdhënie s’ka asgjë speciale.’’- tha Rama.

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV