‘Iu flas fëmijëve në varreza’/ Rrëfimi rrëqethës i një nëne që ka humbur dy fëmijët: Ngrihuni bijtë e mi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja i rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998.

“Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë”.

Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve.

“Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij?”

Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë  në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.

Të fundit

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Lajme të tjera

Web TV