Vdekja e tre anëtarëve të familjes/ QSUT: U helmuan nga kërpudhat, ishin në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjakova ka ardhur si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Kjo u konfirmua për “Report TV’ nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT), ku ndërruan jetë Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

QSUT sqaron se pacientët ishin në gjendje të rëndë dhe pasi i janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk mundën të mbijetonin, ku fillimisht ka ndërruar jetë Elfete Haliti, një ditë pas helmimit më 6 maj. Një ditë pas saj, më 7 maj, ndërroi jetë edhe i biri, Elfete Haliti, ndërsa një ditë pas tij, më 8 maj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ferzinaze Haliti.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore te urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në reagimin e QSUT për “Report TV”.

3 anëtarët e familjes Haliti, gjyshja Elfete,78 vjeçe, djali i saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, humbën jetën në QSUT në Tiranë, pasi prej 3 ditësh kishin shfaqur shenja të rënda të helmimit.

Lexo edhe :  Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Burime bëjnë me dije se ato u shfaqën në qendrën shëndetësore në Manzë pas 6 orësh me simptoma të rënda në shtëpi dhe atje u është bërë serumi dhe vitaminat dhe më pas janë dërguar në banesë. Pasi gjendje a e tyre nuk është qetësuar i janë dërguar spitalit të Durrësit që ma pasi i ka referuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Helmimi i tyre ka ndodhur më 5 maj deri sa më 8 maj mbyllën sytë të tre anëtarët e familjes Haliti, edhe pse ato ndërruan jetë me diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetrit.

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës tha për Report Tv se nuk ka pasur neglizhim nga ana e tyre dhe se kanë marrë mjekimin sipas protokollit, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë për ‘mjekim të pakujdesshëm’ janë dy mjekët e Manzës, Shyqyr Beqaj, 54 vjeç dhe Jonuz Karaj, 60 vjeçar. I ngordhur në banesën e çiftit Haliti në Gjirin e Lalzit është gjetur edhe qeni i tyre.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV