Policia e ndoqi me helikopter, arrestohet 30-vjeçari vlonjat me 4 milionë euro kanabis

Policia Shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe Guarda di Finanzia-n italiane kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gomonia u ndoq me helikopter teksa lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit, teksa anijet e Guarda di Finanzia-s arritën ta ndalnin gomonen para se t’i afrohej bregut.

Një 30 vjeçar shqiptar me iniciale E.I u arrestua, ndërkohë që u sekuestruan 400 kilogram kanabis, që nëse do të dilte në treg, droga do të kushtonte 4 milionë euro.

“Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë zbuloi një 6 metra të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Falë ekuipazhit vigjilent dy anije GdF gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.

Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro në rrugë. Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës. Urime bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërkufitar”, njofton FRONTEX.