Qindra trupa viktimash nga Covid-19 vazhdojnë të mbahen në “kamionë frigorifer” 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat e deri në 750 viktimave nga Covid-19 janë ende duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York City, një vit pasi qyteti kishte arritur pikun në prill të vitit 2020.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupat janë ruajtur në një morg të përkohshëm në Terminalin Detar South Brooklyn.

CNN raportoi se në kulmin e pandemisë vitin e kaluar, mbi 800 vdekje u regjistruan në një ditë të vetme, me një mesatare prej më shumë se 500 në ditë në javën e 5 prillit.

Si pasojë, rritja e vdekjeve në Covid-19 çoi në përdorimin e kamionëve frigorifer si morgje të improvizuara jashtë spitaleve.

“Magazinimi afatgjatë u krijua në kulmin e pandemisë për të siguruar që familjet mund të vendosnin të dashurit e tyre për të pushuar siç e shihnin të arsyeshme”, i tha Associated Press, Mark Desire, një zëdhënës i zyrës së ekzaminuesit mjekësor.

“Me ndjeshmëri dhe dhembshuri, ne vazhdojmë të punojmë me familjet individualisht, rast pas rasti, gjatë periudhës së tyre të zisë”.

Ndërkohë Dina Maniotis, nënkomisare ekzekutive në zyrën e ekzaminuesit mjekësor, tha se shumica e trupave mund të përfundojnë në Hart Island, ku për 100 vitet e fundit qyteti ka varrosur ata që ishin të varfër ose të pakërkuar.

Maniotis tha se shumica e familjeve të viktimave që kanë mbetur në kamionë kanë thënë se duan që të dashurit e tyre të varrosen në Hart Island.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV