Johnson konfirmon heqjen e kufizimeve: Përqafime, por me kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britanikët mund të përqafohen sërish, por me kujdes. Kryeministri Boris Johnson konfirmoi kalimin në fazën e tretë të planit me 4 të tilla, për të rihapur vendin në verë, pas izolimit disa mujor.

Nga 17 maji qytetarët do të lejohen të takohen sërish në ambiente të mbyllura në grupe deri 6 persona; pubet, kafenet e e restorantet do të shërbejnë edhe brenda.

“Me vdekjet dhe hospitalizimet në nivelin më të ulët që prej korrikut të kaluara, zhvendosemi në fazën e tretë. Nga 17 maji, deri në 6 persona mund të grumbullohen në ambiente të mbyllura ndërsa limiti në ambientet jashtë shkon në 30. Do të mund të uleni brenda klubeve dhe restoranteve, të shkoni në kinema apo qendra argëtuese”, tha Johnson.

2/3 e të rriturve në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 1/3 janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa shumica e shteteve europiane po shkojnë drejt rihapjes, autoritetet përsërisin thirrjet për kujdes.

Në Spanjë po shihen me shqetësim grumbullimet e të rinjve që festonin pa maskë, pas heqjes sështet rrethimit.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe as nuk mund të imagjinoj si ndihen mjekët në spitalet ku terapitë intensive janë plot e njerëz vdesin çdo ditë”, u shpreh Fernando Simon, shef i emergjencave shëndetësore.

Në Çeki, gati 30 mijë qirinj u ndezën pranë kështjellës së Pragës në homazh të viktimave të covid-19. Vendi me 10.7 milionë banorë është mes më të prekurve dhe ka nivelin e dytë më të lartë të viktimave për numër banorësh në botë.

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV