“Më vjen keq për shokun, jo për burgun që do bëj”/ Vrau 27-vjeçarin, Marjus Dema qan para policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28-vjeçari Marjus Dema vrau me armë mbrëmë në Tiranë shokun e tij, Mehmet Qemën. Ai ka rrëfyer para oficerëve të policisë se çfarë ndodhi një natë në parë.

Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur në momentin që ia ka drejtuar Qemës. Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau se për burgun që do të bëjë.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme.

Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, ka thënë 28-vjeçari në polici.

Krahas Demës, në polici është dorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ndodhej mbrëmë në të njëjtën tavolinë me të tjerët kur Demaj qëlloi ndaj Qemës.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkime dhe Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin.

Të gjitha ata njiheshin edhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme Dema është rikthyer bashkë me policinë në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën ‘5 Maji’ për të zbërthyer për autoritetet ngjarjen e rëndë.

Të fundit

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Lajme të tjera

Web TV