Pas zgjedhjeve ndizet drita jeshile për në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Pas zgjedhjeve të 25 prillit duket se ka një angazhim dhe vëmendje të BE nga Shqipëria. Komisioneri i Jashtëm, Borrel ishte i qartë në deklaratën e tij për angazhimine dyanshëm dhe për vijimin e precedurave për hapjen e negociatave midis BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Madje Borrel shprehu angazhim dhe vëmendje të shtuar dhe për Ballkanin Perëndimor ku gjithçka duhet të hyjë në një proces analizash dhe ndërveprimi për të ardhmen e rajonit. Por kjo nuk ish një rrufe në qiell të hapur. Disa ditë pas zgjedhjeve, në Tiranë mbërriti Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili pas takimit me kryeministrin Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet të humbë kohë dhe pa një parlament të plotë dhe fuksional në Shtator, nuk mund të bëhet përparim drejt BE-së.  Ky ishte dhe sinjali i parë i vlerësimit për Shqipërinë dhe për organizimin e mirë të zgjedhjeve, çka ishte kalim i provës për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Rama mori pjesë gjithashtu në konferencën mbi BE në Itali “The State of the Union”, ku parashtroi se synimi i vetëm i Shqipërisë mbetet BE. Për këtë synim Rama u shpreh se i ka bërë dhe një ftesë opozitës që energjitë e politikës të mos harxhohen në betejën e koniukturave të ditës por të bashken si kontribut për integrimin e vendit. Kjo ftesë për opozitën, që diskutohet dhe në vend, përfshin një bashkëpunim të gjerë deri në një bashkëqeverisje. Ka sinjale pozitive nga drejtues të BE për thirrjen e Konferences Ndërqeveritare për hapjen e negociatave, e cila mund të vendoset gjatë vjeshtës. Gjithashtu ka patur sugjerime që Shqipëria të ndahej si çështje nga Maqedonia e Veriut, kur dihet qëndrimi bllokues i Bullgarisë ndaj saj, dhe që vendimi të jetë i veçantë për Shqipërinë. Në të gjitha rastet, mendohet se vendimi i BE do të ndërvaret nga shumë faktorë si të brendshëm të saj, ashtu dhe nga raporti që do të dalë për zgjedhjet në Shqipëri. E rëndësishme është që Shqipëria sidoqoftë ka të hapur mundësinë për të avancuar dhe në këtë aspekt dhe një zbutje e tensionit artificial politik, do e ndihmojë këtë rrugëtim.

Lexo edhe :  Skocia u detyrua të përballet me rolin e saj në skllavëri dhe të thotë: “Po, ishim ne”

 

Të fundit

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Lajme të tjera

Web TV