72 milionë lekë një lidhje dashurie, si u mashtrua 1 vit e gjysmë gruaja në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lidhje dashurie i ka kushtuar shumë shtrenjtë një gruaje në Tiranë. Irena Hysi thotë se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash duke mos ia kthyer kurrë.

Irena është njohur me qytetarin Genci Çiçi në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo.

“Ai u paraqit si i divorcuar. E vazhduam lidhjen për më shumë se 1 vit e gjysmë. Ai u paraqit si një person që i interesonte lidhja me mua. Pak kohë pasi ishim lidhur, fillon të kërkojë borxhe. Për dy raste ka qenë korrekt, i ka marrë dhe i ka sjellë përpara”.

Shuma, që Genci Çiçi i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës.

“Pastaj filloi të kërkoi shuma të ndryshme. Njëherë për ditëlindjen e vet ku festoi 50-vjetorin, kur ka pasur një gjyq, sipas tij, në Gjermani. Këto do m’i sillte sipas tij në fund të dhjetorit 2015. Kur fillova të kërkoj këto shuma, ai më hapi në telefon pamjet e një vile, tha do ta shes dhe do të më lante borxhet mua. Kur i them që kur do m’i kthesh këto lekë, ai thotë që më datë 27 dhjetor do i kesh lekët.

Më 27 dhjetor mbyll telefonin dhe vjen më datë 4,5 janar. Unë kam qenë në Spitalin Amerikan, kam vënë dy unaza. Më mbrapa kuptova që jo. Ka marrë njëherë 2 mijë euro, më pas 2 milionë lekë. Më pas u ankua për shëndetin e nënës së vet dhe më kërkoi nëpërmjet telefonit 500 mijë lekë.Në total kanë qenë 72 milionë lekë shifra që më ka marrë. Zotëria kur merrte lekët nxirrte edhe shifrën nga xhepi që thoshte që futi tek lista ime”.

Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, siç i kishte thënë Irenës.

“Në momentet kur vëllai i zotërisë mori titullin mjeshtër i madh nga Presidenti Bujar Nishani, aty shikoj nënën e zotërisë që nuk ishte e sëmurë. I kishte flokët, sepse sipas këtij ia kishin qethur flokët. Aty dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Zotëria ishte i martuar dhe nuk ishte i divorcuar”.

Veç kësaj Irena mësoi se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Çiçin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha.

“Rastësisht me një shtetase gjermane zbulova se edhe kjo shtetase kishte marrëdhënie me zotërinë dhe i kishte marrë vlera të holla njësoj si unë. Ajo kishte 6 vjet dhe unë 1 vit e gjysmë. Kuptova që zotëria po më mashtronte dhe fillova më me insistim t’i kërkoja lekët. Nuk po m’i kthente. Më pas filloi të më mbyllte telefonin”.

Qytetarja: Genci ka patur një motër në Gjermani dhe kështu kemi hyrë në muhabet me Gencin. Më kupton? Dhe vjehrra ime…, kur kam bërë dasmën unë, e kam bërë te lokali i Gencit. Dhe aty është…

Denoncuesja: Aty është njohur me Gencin ajo?

Qytetarja: Po aty është njohur dhe që atëherë, filloi avazi. Unë e kam dit gjithmonë, po se ca ka bërë ajo me lekët e veta, unë nuk kam ndërhyrë, se në fund të fundit, ca më duhet mua?! Dhe kur i kam thënë unë, ajo ka thënë: ça të duhet ty, s’është leku jot, është i imi. Shiko! Ai i ka marrë njëherë 20 mijë euro. I ka marrë 35 (mijë euro). Vajtën 55. I ka marrë një shumë pastaj, 50 mijë euro. Po ne ia kemi dhënë me noter të gjitha. Kjo e donte dhe e ndihmonte, kuptohet.

Denoncuesja: Po burri i vet e dinte, që kjo kishte lidhje?

Qytetarja: Po burri i vet e mori vesh tani, më vonë e mori vesh. Ka 5 vjet e gjysmë, që ia ka dhënë, që ia ka marrë lekët ai. Dhe do të t’i jap, do të t’i jap… Kur e fituam gjyqin e parë ne, që e hodhëm në gjyq, e fituam. Kishte për ta ekzekutuar. I erdhi përmbaruesja në shtëpi. Atëherë, ka garantuar shtëpinë e Bujarit ai.

Mbas disa muajsh ky shkon me vjehrrën time tek noterja dhe i thotë hajde këtu, unë do të blej një shtëpi, për lekët, që të kam, po firmos cikë këtu. Dhe aty ka marrë firmë për tjetër gjë. Aty ka dhënë firmën, që gjoja e ka likujdu vjehrrën time. Ai pretendonte, po doli e falsifikuar, se ne morëm përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Se ajo është e huaj. I ka gjyqet e përfunduara, vetëm për t’i ekzekutuar i ka. I ka të marra.

Irena Hysi tregoi se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Çështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

Lexo edhe :  Sulmet ndaj Robert Nofle për situatën me Parashqevinë/ Reagon bashkëshortja e tij

“Vendosa të konsultohem me avokatë dhe të marr rrugë ligjore. Çështja kaloi në gjykatë. Prokurori vendosi që zotëria të dënohet me 7 muaj burg. Gjykata e dënon me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi me 2 vite shërbim prove”.

Për çështjen ka hapur edhe gjyq civil.

“Përveçse më ka lënë me një dëm psikologjik, më detyrohet edhe me vlerën 72 milionë lekë. Ai e mohon këtë gjë dhe pretendon se m’i ka dhënë ai mua. Pas një kalvari prej 3-vitesh nëpër gjykata i kërkoj emisionit “Stop” ndihmë për të zbardhur këtë çështje që çdokush të marrë atë që meriton”.

Të fundit

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar...

5 këshilla si të shtroni tryezën e festave

Nga ngjyrat te dekorimet, nga tradita te dizajni, një pjesë e mirë e kujtimeve të festave të ndara me miqtë dhe të afërmit krijohen...

Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte një përgjigje edhe për ata...

Reshjet e dëborës në Kukës, gjysma e popullsisë pa energji elektrike

Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet në qytetin e Kukësit. Mësohet se gjysma e popullsisë...

Ish-Presidenti Bill Clinton del nga spitali

Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një...

Lajme të tjera

Web TV