Tentativa për kultivim kanabisi në fshatrat e Krujës, policia arreston në flagrancë 2 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vënë në pranga të policisë për kultivim të bimëve narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Krujës në Thumanë.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar Shkëlqim Saka, 42-vjeç dhe Tonin Shota, 47 vjeç.

Shkëlqim Saka, 42 vjeç banues në Gramëz, Krujë, është arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të njëjtën vepër penale.

Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Tonin Shota banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV