E pritën në parkingun e hotelit/ Si u qëllua me breshëri “Golf 7”-ta ku ndodhej 43-vjeçari shqiptar dhe nipi i tij (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë zbuluar të tjera detaje rreth ekzekutimit me armë zjarri të 43-vjeçarit shqiptar Kamer Idrizi. Po ashtu janë publikuar foto nga vendngjarja pak pasi kishte ndodhur krimi.

Mësohet se në momentin që është hapur zjarr në drejtim të tij, Kamer Idrizi ka qenë në shoqërinë e nipit. Ndërsa viktima ndodhej në makinën tip “Golf 7” e parkuar pranë një restoranti. Autorët e kanë pritur dhe në momentin që Kamer Idrizi është afruar në zonën e parkingut është qëlluar me breshëri.

Raportohet se është përdorur një armë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja. Kamer Idrizi është 43-vjecari shqiptar që mbeti i vrarë dje në mbrëmje në lagjen Butel të Shkupit. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës është qëlluar më shumë se 80 plumba. Në gjendje të rëndë është edhe një 22-vjeçar që ka marrë 6 plumba në trup.

Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij.

Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.

Postimi për vëllain

Pak kohë më parë kishte humbur vëllain, çfarë

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Lexo edhe :  Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV