Mesazhe urime e përqafime, më pas dreka me mish qingji e bakllava, ja si festohet Fiter Bajrami në Tiranë

Sheshi Skënderbej  u mbush në çdo cep të tij me besimtarët mysliman të cilët falën namazin e Fiter Bajramit.

Riti fetar nisi në orën 05:40 dhe përfundoi në 06:20, të pranishëm ishin burra gra, fëmijë dhe të moshuar.

Fjalë përshëndetëse mbajtën kreu i KMSH, Nën kryetari i tij dhe imami i xhamisë së  Ethem Beut.

Falja u pri nga kreu i KMSH Bujar Spahiu.

Ky është viti i dytë që namazi i Fiter Bajramit falet në kushtet e pandemisë, por ndryshe nga një vit më parë, u lejua falja jashtë Xhamisë.

Lutja e kryetarit të KMSH  ishte për një jetë të shëndetshme larg veseve dhe me shumë shpresë.

“Ju sot do të shkoni te njëri-tjetri për t’i uruar Bajramin, do të shtrini dorën e pajtimit nëse keni qenë të hidhëruar me dikë. Kjo botë nuk duhet të ketë mëri,” tha ai.