78-vjetori i themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”, Balla: Shqipëria u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin përkujtimit të 78-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”.

Në fjalën e tij Balla tha se në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist. Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë”, tha Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi se këto 30 vite ka pasur një përpjekje të vazhdueshme për të hedhur baltë me qellim ndaj LANÇ.

“E filluan që me përpjekjen për të vënë në dyshim ditën e çlirimit e më pas me përpjekje të tjera për të zbehur krenarinë që buron nga lufta partizane e megjithatë në këto 30 vite askush nuk ja ka dalë mbanë të hedhi baltë mbi Luftën Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, tha Balla.

Të fundit

Greqia sërish “në flakë”/ Rrëzohet me 157 vota kundër mocioni për qeverinë Mitsotakis

Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma” është sërish në flakë nga bombat molotovë të hedhura. Ka pasur një...

Dita ndërkombëtare e gruas, Google feston me Doodle kontributin e femrave në teknologji

Google ka festuar me një Doodle Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kombet e Bashkuara e njohën për herë të parë këtë festë në vitin 1975...

Gratë dyfishuan llogaritë bankare nga viti 2011, tejkaluan burrat

Gjatë dekadës së fundit, gratë në Shqipëri kanë bërë përparime të rëndësishme drejt pavarësisë financiare. Sipas statistikave të publikuara nga Banka Botërore, numri i...

Kur bluza e Zelenskyt shndërrohet në… gjeopolitikë!

Kush do ta kishte menduar se zgjedhja e një bluze polo, edhe nëse e krijuar nga një stilist, do të kthehej në një çështje...

‘Sherr’ në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Elon Musk përplaset me Marco Rubion për USAID

Klima nuk është aspak e qetë mes Elon Musk dhe anëtarëve të kabinetit të Donald Trump. Këmbëngulja për shkurtimin e personelit nga kreu i Doge, departamenti...

Lajme të tjera

Web TV