Ndodh çudia, u kapën me 18 mijë paund në tren, arrestohen shqiptarët në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia, pasi u kapën me 18,000 £ me vete në një stacion hekurudhor në Wells të Anglisë.

Sipas raportimit të medieve të huaja, në pranga ka rënë Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si “korrierë droge” nga shefi i tyre.

Ata ishin duke u kthyer për në West Midlands, pasi morën një sasi të majme parash në Newport nga shitja e kanabisit. Shqiptarët ishin dënuar më parë për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018 nga një gjykatë në Angli.

Avokati Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq 48 vjeçarin, Mytro, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar e roje sigurie.  Ndërsa avokati Steffan Bisson tha për klientin e tij, Dragjoshin, se ishte azilkërkues në Angli.

Ai shtoi se Geni Dragjoshi ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij në atë kohë dhe se po përdorte drogë për të përballuar situatën e vështirë ekonomike  në të cilën ndodhej.

Të fundit

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë...

Lajme të tjera

Web TV