22-vjeçarja humbi jetën teksa udhëtonte me taksi/ Flutura Açka mesazh të ndjerë: Rinia t’u pre në mes, faleminderit për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurora Basha, 22 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Lushnje teksa po udhëtonte me taksi, që ka rënë nga ura, ku viktimë mbeti edhe taksisti.

Për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares, ka reaguar edhe Flutura Açka e cila është njohur me të renë gjatë fushatës elektorale të PD. Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, Açka shkruan se energjia e saj do u mungojë të gjithëve.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me ne në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj”, shkruan Açka.

Aksidenti ndodhi dje në fshatin Bubullimë të Lushnjes. Si pasojë kanë humbur jetën taksisti Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, banues në Berat dhe 22 vjeçarja Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal dhe është kthyer përmbys.

Të fundit

Berisha zotohet për negociata me Trumpin: Do ta bind që të na i bëjë tarifat zero!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me Prodhuesit e Bimëve Medicinale ka deklaruar se qëndrimi i...

Shqipëria kundër Spanjës/ Sonte duele të forta në boksin olimpik dhe profesionist!

9 përballje të boksit olimpik dhe 5 të boksit profesionist e presin kombëtaren shqiptare në një natë të zjarrtë grushti sonte në Tiranë. Djemtë...

Elon Musk dhe “legjioni i heshtur”, i dha 15 milionë dollarë gruas që lindi fëmijën e tij

Raporti i Wall Street Journal që zbuloi planin sekret të Elon Musk për të pasur sa më shumë fëmijë të jetë e mundur, si pjesë e...

“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

Tensione të forta në seancën për dosjen "Plumbi i artë". Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari...

Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata...

Lajme të tjera

Web TV