“Investim i qeverisë 14.8 milion euro”/ Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e investimeve për modernizimin e QSUT, ku deklaruan se spitali i ri do të përfundojë brenda vitit.

“Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital.
Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve”, tha Manastirliu.

Duke folur për kapacitetet e spitalit të ri, Manastirliu tha se ky spital do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të Brendshme.
“Këtu në total do të kemi 271 shtretër, të ndarë sipas shërbimeve të kardiologjisë, hematologjisë, endokronologjisë, gastrohepatologjisë, nefrologjisë, alergologjisë, dermatologjisë, etj.

Ndërkohë që gjithë zhvillimi i këtij spitali është i projektuar që të integrohet me godinën e parë, duke ofruar kështu rienergjizim të gjithë kapaciteteve aktuale dhe gjithashtu dhe këtyre ambienteve të reja. Po krijojmë edhe një mënyë të re të organizimit aktual të shërbimeve për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme”, deklaroi Manastirliu.
Nga ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe pajisjet mjekësore, përfitojnë 109 mijë pacientë.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Lexo edhe :  Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV