Kush e mbështet financiarisht Hamasin dhe ku i merr raketat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë vende perëndimore pajtohen me përcaktimin e Hamasit si organizatë terroriste islamike, me përjashtime të tilla si Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, vazhdojnë të mbajnë kontakte me grupimin që është politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Që prej themelimit të tij, në gjysmën e dytë të viteve 1980, Hamasi ishte në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës, të Jaser Arafatit.

Është diskutuar mjaft nëse në fillimet e tij u mbështet nga vetë qeveria izraelite e kohës si kundërpeshë ndaj OÇP-së, që të cilën e refuzon me forcë. Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar, thotë DW; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamujve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit. Kush e mbështet Hamasin?

Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare, e cila, kohët e fundit është pakësuar ndjeshem nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza.

Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Një tjetër aleat kyç mbetet Turqia: presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi edhe se fundi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë në sulmet e fundit, palestinezët përdorën një numër të paprecendent raketash.

Hamasi ka mijëra të tilla, e rreth 8000 i zotëron dhe Xhihadi islamik. Për një kohë të gjatë, ata kanë përdorur sidomos raketa nga Irani, megjithatë thuhet se shumicën e raketave të tij Hamasi i prodhon në vend, në Rripin e Gazës, pjesërisht me ndihmë të huaj.

Të fundit

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Lajme të tjera

Web TV