Me rroba të grisura dhe fytyrë të masakruar/ Publikohen fotot e 32-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë në Shkodër (Video)

“Panorama.al” ka siguruar fotot e viktimës, Endri Mustafa, në momentin kur u gjet i vrarë nga policia me armë zjarri në Shkodër.  Pamjet janë të rëndë dhe për arsye etike, nuk do të publikohen të plota.

Në foto, duke 32-vjeçari i shtrirë në tokë, me rroba të grisura dhe me baltë, ndërsa në fytyrë ka shenja të dukshme të dhunës.

Mesa duket autorët fillimisht e kanë masakruar dhe më pas e kanë ekzekutuar me pistoletë, pasi pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit.

Vrasja ka ndodhur në Livadë, një zonë jo shumë e banuar në Shkodër. Mustafa prej tre ditësh rezultonte i zhdukur dhe familjarët e kishin denoncuar në polici.

MORI DY MESAZHE

Gazetari i “Panorama.al”, Senad Nikshiqi bën të ditur se tre ditë më parë, viktima kishte marrë dy mesazhe në celularin e tij, ku i kërkohej që të dilte jashtë.

Prej asaj ai është larguar dhe nuk është kthyer më, ndërsa u gjet i vrarë me armë zjarri pranë vendit të quajtur Livadë.

PO KUSH ËSHTË ENDRI MUSTAFA

I ndjeri ka një të kaluar problematike, ku është dënuar më parë për plagosje.

Ndërkaq në vitin 2016 ai do të përfundonte në prangat e Policisë së bashku me 5 persona të tjerë, pasi u kapën me një arsenal armësh e municionesh luftarake.

Atëhere Mustafa akuzohej për “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftrake”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 anti-plumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Lexo edhe :  AGSH thirrje Peleshit edhe maxhorancës: Nuk mund t’i mbyllni dyert e Kuvendit për median!

Emri i Endri Mustafës lakohet sërish në vitin 2020, ku ai shpallet në kërkim policor gjatë operacionit “Maranaj” për fajde. Gazetari i Panorama.al raporton se Mustafa kishte marrë dy mesazhe nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar të dilte dhe prej asaj dite familjarët nuk kishin asnjë informacion për të.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.