Rrëfim tronditës i gruas: Kunati më ngacmonte seksualisht, donte të më kishte të tijën dhe m’u hodh në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë 36-vjeçare me tre fëmijë përkatësisht 14 vjeç ,11 vjeç dhe 6 vjeç ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo rrëfen se edhe pse ka mbyllur procesin e divorcit kërcënohet nga ish-bashkëshorti i cili e përndjek. Gruaja thotë se ka frike të dalë nga shtëpia.

Historia ka nisur vite më parë, dy të rinj u njohën me shkuesi në moshën 18 vjeç, gruaja u martua dhe jetoi në familjen e burrit.

Por gruaja thotë se bashkëshorti gjithmonë ka qene i dhunshëm, ajo rrëfen se edhe pse ka marrë urdhra mbrojtje sërish ai ka vazhduar ta dhunojë. Denoncimet kane qenë të shumta por ajo thotë se policia asnjëherë s’i ka marrë parasysh.

Sipas saj vendimin për t’u divorcuar përfundimisht e ka marrë pasi filloi të ngacmohej seksualisht nga vëllai i burrit, gjë që nuk e toleronte dot sepse jetonin bashkë në një shtëpi dy katëshe.

Gruaja: Arsyeja pse unë jam ndarë nga bashkëshorti ka qenë kunati. Kunati abuzoi me mua, kam bërë denoncim dhe nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë. Filloi të më shprehte ndjenjat, jo të pëlqej, jo më mirë të të kem unë se dikush tjetër, kam bërë denoncim dhe ka ndenjur brenda 72 orë maksimumi dhe ka dalë. I them bashkëshortit dhe më thotë, po çfarë të bëjmë, e kam vëlla. Ka ndodhur në Korrik të këtij viti. Nuk e vuri ujin në zjarr dhe e lashë. Kunati është i martuar.

Mirela Miloril: Fole me bashkëshorten e tij?

Gruaja: Po fola, por thoshte që nuk kam se çfarë t’i bëj.

Gruaja tregon se të dy dhe ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij e kanë në natyre këtë gjë dhe janë të lëvizshëm, madje të dy janë konsumues të alkoolit.

Lexo edhe :  A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Mirela Milori: Foli vëllai me vëllanë?

Gruaja: U qëlluan, u bënë, vajta në polici, bëra kallëzim dhe nuk është se e mbajtën brenda.

Mirela Milori: Pra ti i the bashkëshortit tënd.

Gruaja: I thashë që më mori një ditë më çoi në punë dhe më tha më mirë të të kem unë se dikush tjetër dhe aty më hidhet sipër. Kam hapur derën e makinës, kam dalë, e ka marrë telefonin e ka thyer sepse i thashë që unë të kam bërë video, i kam të gjitha me fakte.

Më tha mua nuk më denoncon dot, nuk më bën dot asnjë gjë. Ma merr telefonin, ma thyen  dhe e mori ai vetëm për mos të shfaqur provat. Gjerat sa vinte dhe filluan të përkeqësoheshin, burri po pinte më shumë, filloi të më akuzonte për shumë gjëra. Duke qenë se kunati nuk arriti dot aty ku donte, filloi të fliste sipas interesit të tij, aty filluan konfliktet, grindjet sa u detyrova të iki dhe të jetoj tek prindërit e mi.

Të fundit

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Lajme të tjera

Web TV