U plagos në sherrin me thika në Angli, humb jetën 22-vjeçari shqiptar (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Britaninë e Madhe pas plagëve të marra pas një përleshje me thika.

Sipas mediave angleze, i riu shqiptar që tragjikisht humbi jetën, quhej Armend Xhika dhe ishte vetëm 22-vjeç. Ai u godit me thikë gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur në Earl Marshal Road, Burngreave, mëngjesin e së enjtes, 13 maj.

Xhika u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Veriut me plagë të rënda, megjithatë fatkeqësisht vdiq.

Sot, Policia e Jorkshirit Jugor ka mundur të identifikojë viktimën ndërsa vazhdon të apelojë që dëshmitarët të paraqiten.

Sherri i dhunshëm u raportua nga banorët e zonës në rrugën afër Kirton, Pitsmoor. Nga sherri një 20-vjeçar tjetër mbeti i plagosur. Ndërsa një 30-vjeçar u arrestua nën akuzën e vrasjes por më pas është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Në pranga po ashtu ka rënë një tjetër i ri rreth 20-vjeç i cili akuzohet për plagosje të rëndë po ashtu edhe një vajze iu vunë prangat nën akuzën se ka ndihmuar autorin e plagosjes.

Të fundit

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Lajme të tjera

Web TV