Përballja Meta-Rama/ Nis seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti refuzoi ta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për kërkesën e Këshillit të Ministrave për mosdekretimin e Gent Cakajt dy vite më parë nga Presidenti Meta, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Seanca drejtohet nga kryetarja Vitore Tusha kurse Elsa Toska është relatore.

Sipas përfaqësueses së Këshillit të Ministrave, Elira Koka, Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence.

Sipas saj, Presidenti cënoi rënë parimet e parlamentarizmit. Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës nga ana tjetër nuk i mbeti asnjë hapësirë tjetër veçse të propozonte veten.

‘’ Presidenti refuzoi dekretimin jashtë cdo lloj competence, jashtë çdo competence që I jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin

Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin. Të drejtën për trë vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe smund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.

Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti.’- tha Elira Kokona.

Të fundit

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Klubeve, formacionet e skuadrave Fluminese-Chelsea

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube midis Fluminense dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në orën 21:0. Ndërkohë...

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të...

E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026. Për Davide Ancelottin...

Lajme të tjera

Web TV