“Të kemi filmuar, do bësh s*ks edhe me ne…”/ Përdhunimi në Lezhë, si e shantazhonin 5 ‘shokët’ 15-vjeçaren?

Detaje të reja janë zbardhur nga përdhunimi i ndodhur së fundmi në Lezhë, ku 5 persona, kanë kryer marrëdhënie me dhunë me një 15-vjeçare.

Mësohet se fillimisht vajza është përdhunuar nga 17-vjeçari me inicialet A.GJ dhe pas kësaj ajo është shantazhuar. Shokët e 17-vjeçarit i kanë thënë vajzës se e kanë filmuar, prandaj “do bënte mirë” që ajo të kryente marrëdhënie edhe me ta.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por vetëm dje e mitura ka vendosur që të denoncojë pesë personat, më i madhi prej tyre 44 vjeç.

Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe një 17-vjeçar.