Demalia plas ‘bombën’: Edhe 13 zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë do shpallen ‘non grata’ nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demalia ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se janë edhe 13 zyrtarë të tjerë shqiptarë që do të shpallen “non grata” nga SHBA.

Në emisionin “Top Talk”, Demalia tha se emrat e tyre dihen ndërsa ka edhe anëtarë të qeverisë Rama. Sipas tij, Rama nuk reagoi aspak për vendimin e DASH për të shpallur person “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij sepse ka informacion për zyrtarët në qeverinë e tij.

Ndër të tjera, Demalia shtoi se duhet të hetohet Berisha, por e cilëson imorale atë që po ndodh me personat që po largohen nga ish kryemininistri dhe po bëjnë marrëveshje me Edi Ramën.

Demalia: Ka dhe emra të tjerë të cilët nuk i kanë nxjerrë ende, janë edhe 13 të tjerë, anëtarë të qeverisë Rama. Këto socialistët të mos gëzojnë shumë se për 6 muaj do të ketë lëvizje të mëdha në politikën shqiptare. Korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave është në një vijueshmëri të këtij tranzicioni dhe kjo paraqitet dhe në gjendjen e Shqipërisë sot që jemi një shtet jo funksional, me rrëshkitje prapa demokracisë.

13 zyrtarët e tjerë të lartë pak a shumë dihen. Po ta vini re me kujdes, Rama nuk u prononcua fare për këtë lajm të Berishës sepse di dhe ka informacion, e di që ka dhe anëtarë të qeverisë së tij, por u prononcuan Spiropali dhe Balla. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe një qytetar i thjeshtë nuk më intereson a është i PD apo i PS, por është imorale që sot për këtë që po ndodh me Berishën. Të hetohet Berisha dhe kushdo. Këtu ka edhe diçka tjetër, mënjanohen të gjithë ata që ikën nga Berisha dhe po bëjnë marrëveshje me Ramën.

Të fundit

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin...

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e armëve, një djalosh i brishtë...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

Lajme të tjera

Web TV