Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Konispol, u sulmua nga derrat e egër

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Konispol, në pyllin e fshatit Janjaj, në kufi me Greqinë. Viktima është identifikuar si Bekim Brahimi, ndërsa në trup i janë gjetur plagë të rënda.

Ai kishte shkuar në pyll i vetëm, ku paraprakisht dyshohet se është sulmuar nga kafshët e egra.

Për momentin nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.