KAS refuzon kërkesën e PD-LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të hedhë poshtë kërkesën e PD dhe LSI për përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Vlorës.

PD dhe LSI kërkojnë përsëritje zgjedhjesh, pasi sipas tyre fitorja e PS-së në 25 prill u realizua vetëm prej manipulimit e shitje-blerjes së votës.

Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu janë përfshirë në një debat për votimin e shumëfishtë të pretenduar nga ana e PD-së.

Logu shprehet se 19 persona kanë votuar nga 3 herë, ndërsa anëtari i KAS tha se nuk kanë asnjë provë për këtë.

Logu: Në qarkun e Vlorës rezulton që 23 persona të kenë votuar 60 herë ose 3 herë secili. Dua ta jap tani përgjigjen.

Rusmajli: Jo s’do e japësh tani.

Logu: Dua ta jap tani jo më vonë.

Rusmaji: Mos na krijo incidente kot.

Logu: Zoti Rusmaili ju ishit dje, as ti as unë nuk jemi eksperte të teknologjisë, unë e pyeta nënkomisioneren që a ekziston që një person të ketë 19 karta identiteti të paraqitet të bëjë leximin e të votojë 19 herë, përgjigja e nënkomisioneres ishte po ekziston mundësia.

Rusmajli: Prova nuk e provon se ka ndodhur ky skenar, se po të ndodhte juve do të ishit më i lumturi në botë.

Rusmajli: Fikja pak mikrofonin. Juve keni ardhur në këtë institucion për të kërkuar drejtësi, është thjesht tymnajë e krijuar për të prishur seancën.

Sipas PD-së, nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) për qarkun Vlorë, e cila u mor nga KAS me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultoi:

“Shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili. Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat. Në foton e dytë me nr.rendor 19 rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë. Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë.

Lexo edhe :  “Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t’i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit. Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Këto prova janë dëshmi e pakundërshtueshme se vullneti i 1.78 milionë votuesve u diktua nga krimi dhe paligjshmëria. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën. Sepse këtë betejë nuk po e bëjmë as për vete, as për anëtarët e KAS, por për qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta e 25 prillit“, sipas PD-së.

Të fundit

Pse Polonia po rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë?

Polonia ka rivendosur kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë mesnatën e së dielës, në një veprim që synon frenimin...

SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Jakin Marena Në fillim ishte Sali Berisha ai që i dha fund ‘këngës’ së përditshme në majë të ballkonit të katit të tetë të pallatit të tij...

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi.  Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen...

KAS rrëzon PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të shpallur pavlefshmërinë e...

Lajme të tjera

Web TV