Luciano Boçi: Berisha është si Krishti, po ngrihet në përjetësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luçiano Boçi ka marrë në mbrojtje ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi SHBA e shpalli “non grata” bashkë me familjen e tij, për “korrupsion madhor”.

Deputeti i zgjedhur i PD, përmes një postimi në Facebook, i ka thurur elozhe ish-liderit të PD, duke e krahasur me Jezu Krishtin.

Sipas Boçit, shpallja “non grata” e çon Sali Berishën drejt përjetësisë, edhe pse futja në në listën e zezë amerikane e ka zbritur në pikën më të ulët të karrierës së tij.

Deputeti i PD e krahason SHBA me Perandorinë Romake që kryqëzoi Krishtin dhe të gjitha ata që po festojnë shpalljen “non grata” të Berishës, i krahason me farisenjtë e Izraelit të kohës.

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë. Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës.

Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas. Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë.”, shkruan Luçiano Boçi.

Por ndërsa besimi i krishterë na meson se Krishti, që ishte i pa faj, vdiq në kryq për mëkatet e botës, Sali Berisha po “kryqëzohet” për “mëkatet” që bëri në kurriz të shqiptarëve./GSH

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV