Lulzim Basha dorëzon formularin e kandidimit për kreun e Partisë Demokratike, ja “rivalët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka dorëzuar formularin e kandidimit për zgjedhjet e brendshme të 13 Qershorit, për kreun e forcës politike që ai drejton.

Aktualisht për kreun e PD-së kandidaturat e dorëzuara janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, ndërkohë që nesër pritet të depozitojnë kandidimin Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha.

Ditën e dielë në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë, ku pritet të vendoset mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Humbja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, ka bërë që Partia Demokratike të futet në një proces zgjedhor të brendshëm me fraksione dhe grupime të ndara që kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit aktual Basha dhe respektimin e statutit të partisë.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV