Pamje tronditëse/ Policia rrahu një qytetar derisa i mori jetën, familjes i tha se vdiq në aksident rrugor

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

SHBA: Policia rrahu një burrë për vdekje dhe i tha familjes së tij se ai vdiq në një aksident automobilistik. Incidenti shton listën e pafund të vrasjeve të policisë në Amerikë, më së shumti tek njerëz me prejardhje nga pakicat

Mediat amerikane kanë turbulluar orët e fundit opinionin publik me nxjerrjen e disa pamjeve filmike të cilat tregojnë forcat policore duke rrahur egërsisht një qytetar i cili më pas vdiq. Por familjes iu raportua se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik.

E vërteta e vdekjes së 49 vjeçarit Ronald Green është zbardhur sot vetëm dy vjet pasi familja e tij e përcolli në banesën e fundit duke besuar policinë se ai kishte pësuar aksident rrugor duke goditur fatalisht një pemë.

Ngjarja e ndodhur në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar nga një investigim që publikoi Associated Press, raporton noa.al.

Provat filmike dhe hetimet e kryera larg vëmendjes së medias treguan se Green kishte vdekur në fakt pasi kishte rezistuar dhe ishte përplasur me policinë pasi u ndoq nga patrulla e cila iu sul dhunshëm duke e vrarë.

Video që shikoni më poshtë e publikuar nga AP tregon momentet që janë kapur nga një kamera.

Tani, më shumë se dy vjet më vonë, video nga kamera e trupit të një oficeri policie, tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë me Green pasi ai u përball në një rrugë të errët jashtë Louisiana, më 10 maj 2019.

Pamjet tregojnë Green duke i kërkuar falje policisë natën e vdekjes së tij, duke thënë se ishte i tmerruar dhe duke i lutur ata të tregonin mëshirë. Në atë moment, te dera e makinës së Green që ishte hapur, u afrua një oficer policie i cili e sulmoi duke nxjerrë edhe pistoletën.

Në këtë çast dëgjohet Green që thotë: “Mirë, në rregull. Më vjen keq. Kam frikë. Policia, kam frikë. Unë jam vëllai juaj. Kam frikë”.

Pas sulmit policor, Green dëgjohet duke rënkuar, ndërsa mbetet i shtrirë në tokë dhe një polic e prangos, ndërsa një tjetër e shkelmon disa herë.

Lexo edhe :  Italia merr vendimin, asnjë punonjës s’do të pranohet në punë pa pasaportën e vaksinimit

Një tjetër oficer policie dëgjohet duke thënë “Kam gjakun e këtij në të gjithë trupin tim, shpresoj që ky djalë të mos ketë SIDA”, teksa Green nis të vjellë nga tmerri. Në këtë moment, një oficer policie e tërhoq zvarrë qytetarin.

AP raporton se Green u la shtrirë me fytyrë për tokë për më shumë se nëntë minuta, ndërsa policët dezinfektonin duart dhe fytyrat e tyre duke i pastruar me shami.

Publikimi i pamjeve vjen ndërsa Zyra e të Drejtave Civile e Departamentit të Drejtësisë në SHBA pranoi se po heton vdekjen e Green, së bashku me Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Luiziana dhe FBI.

Në një deklaratë, policia e Luizianës pranoi se video e kamerës trupore të njërit prej policëve ishte e lidhur me sistemin dhe ishte ruajtur në sallën operative.

Regjistrimi filmik zgjat 46 minuta.

Në një përmbledhje të asaj që ka ndodhur, thuhet se në Luiziana, dy oficerë policie po ndiqnin automjetin e Green pasi nuk ndaloi për kontroll pas një shkelje të paspecifikuar të trafikut. Raporti zyrtar thotë se ndjekja përfundoi me përplasjen e automjetit të Green.

Ndonëse familja e pranoi për momentin këtë njoftim, vajza e të ndjerit mblodhi të dhëna në maj 2020 se i ati “ishte abuzuar brutalisht nga Policia e Shtetit të Louisiana-s dhe oficerët e policisë që i shkaktuan vdekjen”. Ajo denoncoi se policia përdori “dhunë vdekjeprurëse” kundër babait të saj.

Në raport vijohet me deklarim të rremë se Green humbi ndjenjat dhe u dërgua për në Qendrën Mjekësore Glenwood, por vdiq gjatë rrugës për në spital. Në raport vijohet me gënjeshtra policore duke thënë se Green vdiq nga një atak kardiak.

Por një ekspertizë mjekoligjore nxori dëmtime të shumta fizike përfshirë goditje në kokë. Tani ngjarja është zbardhur dhe u vërtetua se Green vdiq nga dhuna e të paktën dy nga shtatë punonjësit e policisë. Dy prej tyre janë nën hetim, kurse një tjetër vdiq në një aksident rrugor shtatorin e kaluar.


Të fundit

E padëgjuar ndonjëherë çudia ndodh në Elbasan punonjëset e Gjykatës, peticion që nuk janë ngacmuar seksualisht

Elton Qyno Një mbledhje e paprecedentë ka ndodhur mes grave dhe vajzave, punonjëse të Gjykatës së Elbasanit, ku është diskutuar...

Lulzim Basha ka të drejtë

Në katër zgjedhje të njëpasnjëshme, të përgjithshme dhe lokale, Lulzim Basha ka bërë çdo gjë të mundshme për të humbur dhe ka realizuar me...

Lindita Nikolla zbardh takimin me Yuri Kim: E sigurova ambasadoren për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me SHBA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka treguar detaje pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Nikolla e falenderoi diplomaten për urimet dhe mbështetjen, si...

Urimi i Albin Kurtit, Rama: Do të vizitoj Kosovën sapo të kthehem nga OKB, mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit të homologut të tij Albin Kurti, ndërsa konfirmon se do të vizitojë Kosovën menjëherë sapo të kthehet...

Kontrolle me radarë dhe dronë, gjobiten 1120 shoferë dhe arrestohen 8 të tjerë

1120 shoferë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa pavarësisht ndëshkimeve të shumta, duket se drejtuesit e mjeteve nuk janë aspak të...

Lajme të tjera

Web TV