Breshëri të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një servis mbas pallatit te sportit të Vlorës, ku paraprakisht dyshohet se është vrarë shtetasi Delon Troqe 38 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit te sportit.
Ndaj viktimës është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia. Gjithashtu janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.