Aktori shqiptar trafikon kokainë, “e tradhton” kamera e makinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Ajazi, 36 vjeç kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer e mori në qafë pasi regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine.

Këto pamje u përdorën nga NCA si provë në gjykatë nga ku aktori trafikant Sokol Ajazi, do të dënohej me 5 vite e dy muaj burg ndërsa bashkëpunëtori i tij Eduart Hadjini, është dënuar prej gjykatës Wood Green Crown Court me 3 vite e 10 muaj burg.

Më datë 01 Prill 2021, oficerët e policisë Metropolitane dhe ata të NCA vëzhguan Ajazin në zonën Hampden Square, Southgate duke u futur në një automjet që drejtohej nga Eduart Hajdini bashkë më nje qese të madhe plastike.

Ky automjet u ndoq dhe u ndalua. Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga celsi xhamave nga ku fshihej kokaina. Kontrolli zbuloi një kile kokainë.

Eduart Hajdini një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.
Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’.

Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit.
Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine.

Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV