Akuzohet për ngacmim seksual të të miturës në Berat, 55-vjeçari lihet në arrest shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

55-vjeçari A. Çela,i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje,ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat,për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij.

Ka qënë prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë,afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme,për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes,ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimi mjekësor të 13-vjeçares.

Mësohet se 55-vjeçari A. Çela nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën dhe se këto akuza të turpshme janë shpifje dhe trrillimeve të familjarëve të saj,me të cilët është prej disa vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.

Konfiktet e tyre janë shoqëruar edhe konfrontikeme fizike mes dy familjeve,koshminj dhe farefis me njëri-tjetrin.Këto konflikte janë pasuar edhe me një kallzim penal për rrahje ndaj të akuzuarit A.Çela.Pasi dëgjoi palën akuzatore dhe atë mbrojtëse,gjyqtarja Klejda Çapja e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e 55-vjeçarit A. Çela dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Dritan Gripshi,duke caktuar për Çelën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë,me qëllim thellimin e hetimeve të prokurorisë në lidhje me veprën penale.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV