Ndërvarësia financiare midis SHBA-së dhe Kinës reflekton tjetër realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Almario Uka

Globalizmi është në një sens të përgjithshëm, rritja e integrimit mbarëbotëror të sistemeve ekonomike, kulturore, politike, fetare, dhe shoqërore. Ndërsa, globalizimi financiar është proçesi ku produktet, shërbimet dhe kapitali financiar tregtohen në një bazë mbarëbotërore, ku e gjithë bota është një treg i vetëm. Pavarësisht përkeqësimit në shumë dimensione të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës, në vitet e fundit kapitali financiar midis dy vendeve ka vazhduar të qarkulloi me një rritëm rritjeje sepse jetojmë në një ekonomi të globalizuar.

Tensionet e fundit të shkaktuara nga presidenca e kaluar amerikane Trump, kanë ulur ndjeshëm ndërvarësinë midis dy ekonomive më të mëdha globale. Lufta e tarifave dhe sanksioneve të iniciuara nga presidenti Trump dhe kundërpërgjigja e Kinës, kanë goditur, kryesisht, gjigandët teknologjik si, Huawei apo tregjet financiare. Megjithatë, marrëdhëniet financiare midis dy vendeve duket të jenë thelluar. Duke qenë se kompanitë kineze lejohen të bëhen pjesë lirisht, e sistemit financiar në SHBA, tarifat dhe sanksionet kanë prekur më së shumti transaksionet komerciale të këtyre kompanive, ku kanë investuar dhe janë të rregjistruara në bursa apo fonde pensionesh. Përsa i përket raporteve financiare, ato mbeten të paprekura. Përse ndodh kjo?

Mbi të gjitha, ekzistojnë arsye politike që diktojnë veprimet financiare të individëve, kompanive apo qeverive. Duke qenë se, Kina ka një sitem të centralizuar të vendimmarrjes politike, kjo e bën më të lehtë për kompanitë e saj që të reagojnë në tregje, pasi ato mbështeten nga shteti dhe ruajnë të pa cënuara interesat e shtetit kinez. Në vitet e fundit, Kina ka investuar në tregjet e SHBA-së më shumë sesa SHBA-ja në Kinë. Rreth 1 trilion dollar amerikanë e portofolit kinez në SHBA i përket qeverisë kineze të investuar në formë bonosh thesari. Kjo është një praktikë që SHBA-të e ndjekin edhe me vendet eksportuese të naftës, sepse në këtë mënyrë e ka më të lehtë të kontrollojë borxhin e jashtëm dhe të ketë autoritet të plotë mbi monedhën kombëtare. Ndërsa, firmat kineze me listimin e tyre në bursë kanë interesa të tjera siç janë, plotësimi i nevojës së domosdoshme me dollarin amerikan- kjo është monedha e gjithëpranuar e tregtisë në botë- dhe sigurimi i stoqeve me vlerë shumë të lartë pasi bursat në SHBA, rankohen të parat në botë. Përsa i përket investimeve të huaja direkte gjatë 30 viteve të fundit, SHBA-të janë më prezente në Kinë, si pasojë e pengesave politike që qeveria kineze i ka ngritur qytetarëve të saj, për të nxjerrë kapitalin e tyre jashtë kufijve të Kinës, pa miratim. Kjo ka ulur njdeshëm sasinë e investimeve në asete në SHBA, duke e përmbysur këtë raport midis dy vendeve. Pse kjo normë e lartë ndërvarësie financiare është e vështirë të zhbëhet nga qeveria amerikane?

Siç u përmend më lartë, arsyet janë politike. SHBA-të e kanë të vështirë të kontrollojnë rrjedhjen e kapitalit drejt Kinës, pasi që demokracitë liberale e institucionalizojnë kontrollin e limituar mbi kapitalin, derisa destinacioni i tij nuk është një vend armik në kushtetutë, psh. Korea e Veriut. Kufizimet në kontroll ndaj kapitalit imponohen nga e drejta mbi pronën e qytetarëve apo kompanive, që përbën themelin e sistemit të tregut të lirë. Nga ana tjetër, SHBA-të e kanë më të lehtë të pengojnë investimet kineze që futen në brenda territorit të tyre, psh. duke penguar bankat kineze që të blejnë aksione në bursat amerikane. Në terma afatëgjatë, kjo do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë kombëtare për SHBA-në, sepse do të dëmtonte rivalen e saj të drejtëpërdrejtë. Ama, tregjet financiare dhe ekonomia janë në dinamikë të vazhdueshme dhe një lëvizje e tillë do të shkaktonte dëme të pariparueshme të momentit: i) së pari, provokimet që mund të çonin Kinën në shitjen e të gjithë bonove të thesarit të SHBA-së që ajo zotëron, do të shkaktonin tronditje në sistemin financiar amerikan dhe potencialisht një krizë të afërt financiare. Nëse, në këtë moment, Rezerva Federale do të vendoste të blinte të gjithë këto bono për të ruajtur sistemin nga kolapsi, inflacioni do të rritej ndjeshëm duke e zhvlerësuar dollarin amerikan, rrjedhimisht fuqia e jashtme blerëse e SHBA-së do të binte dhe shumë qytetarë amerikanë do të varfëroheshin; dhe ii) së dyti, nga rrjedhja financiare e vazhdueshme brenda tregut amerikan përfitojnë pjesë të ndryshme të ekonomisë. Likuiditeti i lartë do të ndihmonte në uljen e kostove financiare dhe do të mbante çmimin e aksioneve në tregjet e stokut dhe pronave të paluajtëshme në nivele të larta. Me ndalimin e hyrjes së kapitalit në tregun e brendshëm, do të krijohej një reaksion zinxhirë humbjesh në sektorë të ndryshëm ekonomik. Edhe në mungesë të këtij zinxhiri humbjesh, norma e kthimit nga kapitali do të binte ndjeshëm duke ndikuar direkt mbi fondet e kursimit për pensione. Si rrjedhojë, kriza merr përmasa sociale dhe me gjerë. Psë në SHBA kërkohet kufizimi i marrëdhënieve financiare, ndërkohë që Kina dhe shumë investitorë nuk e duan këtë?

Lexo edhe :  Të gjithë kundër Elon Musk

Ashtu si SHBA-të, Kina është e hapur duke e nxitur kapitalin e huaj që t’i drejtohet Kinës. Për ekonominë e saj kombëtare, kjo siguron rritje, disiplinim të tregut, menaxhim të normave të shkëmbimit dhe rritje të popullaritetit të yuanit kinez në botë. Teorikisht, emetuesit e borxhit dhe ekuiteteve në treg janë të kënaqur me investitorët e huaj që kontribuojnë me kapitalet e tyre. Investitorët kinez, tashmë, lejohen ligjërisht që të diversifikojnë produktet e tyre me produkte të huaja financiare. Performanca e lartë e rritjes ekonomike të Kinës, nxit investitorët amerikanë të shtojnë investimet e tyre në blerjen e bonove kineze, pasi norma e kthimit nga këto investime do të jetë e lartë. Kjo çon në rritje të kapitalit të huaj hyrës brenda Kinës.

Prandaj, si Kina, ashtu edhe investitorët vendas dhe të huaj, janë të interesuar të thellohet bashkëpunimi dhe marrëdhëniet financiare midis vendeve. Zyrtarë në SHBA mund të jenë të interesuar t’i rezistojnë kësaj ndërvarësie, por veprimet e tyre janë të kufizuara pasi pasojat afat-shkurtëra të kësaj nisme, rezultojnë shumë të dëmshme për ekonominë amerikane. Tensionet diplomatike apo ushtarake midis SHBA-së dhe Kinës duket që do të n’a shoqërojnë për një kohë të caktuar, duke u përshkallëzuar, por ndryshime themelore në marrëdhënien e tyre financiare në të ardhmen e afërt, nuk do të ketë. Përkundrazi, këto marrëdhënie duket të rriten dhe të thellohen, sepse rreziku i shkaktimit të një krize financiare në ekonominë e globalizuar është si sëmundja e gjakut, që përhapet shpejtë, prek të gjitha organet, dhe më e rëndësishmja, nuk gjen shërim.

Të fundit

Injoroni Musk, do të ndjeni shpejt përfitimet e politikave Laburiste në xhepin tuaj

Pavarësisht nga nxitësit e dënimit, perspektiva për ekonominë, NHS dhe shërbimet jetike është e mirë. Muajt ​​e ardhshëm duhet...

E ardhmja e Partisë Demokratike po rrokulliset poshtë Broadway

Nga Henry Grabar Një nga aktet më pak të njohura të Revolucionit Francez, në ditët para sulmit të Bastiljes, ishte një seri sulmesh mbi barrierat...

5 vite në Hagë/ Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së dytë kundër tij, për pengim të drejtësisë në...

Akuzat për krim zgjedhor, Majko kërkon informacion nga SHISH

Ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi një ditë pasi kreu i PD-së Sali Berisha e akuzoi se është kapur në një përgjim nga Shërbimi Informativ, ku...

Lobimi në SHBA/ Meta merret në pyetje nga SPAK, “zhgënjehet” nga heshtja e prokurorëve

Ish-presidenti Ilir Meta la qelitë e paraburgimit dhe u paraqit dje në SPAK ku u mor në pyetje për rreth dy orë, kryesisht për...

Lajme të tjera

Web TV