Milano ngjyroset zikaltër, Inter ‘ngre në qiell’ trofeun e titullit kampion (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të “Serie A”.

Zikaltërit arritën që të shpalleshin kampionë 4 javë para përfundimit të sezonit, si dhe kanë shtuar në vitrinën e trofeve kampionatin me numër 19-të në historinë e klubit. Ekipi milanez ka arritur të fitojë 5 me 1 ditën e sotme ndaj Undineses.

Siparin e golave e hapi anësori Ashley Yang, i cili realizoi në minutën e ‘8-të të sfidës. Në minutat e fundit të pjesës së parë, firmën në takim do e vendoste Eriksen, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë, “foli” sërish në favor të zikaltërve. Lautaro Martinez, një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, arriti të realizonte në minutën e ’55-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Rreth 9 minuta më vonë, Ivan Perisic, shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga Matias Vecino dhe mposhti për të 4-ën herë në këtë sfidë portierin Musso. Nuk do të mungonte edhe realizimi i golashënuesit më të mirë të zikaltërve për këtë sezon, Romelu Lukakut, i cili shënoi në minutën e ’72-të.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Roberto Pereyra nga pika e bardhë e 11-metërshit. Vlen për t’u përmendur që Interi e mbylli sezonin me 91 pikë të arkëtuara nga 28 fitore, shtatë barazime dhe vetëm tri humbje.

Ndërkohë, Undinese ka arritur të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve të Italisë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sakaq, duke qenë se kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit, Interit iu dorëzua kupa e kampionit. Mediat e huaja kanë publikuar dhe momentin e magjishëm të “ngritjes në qiell të hapur” të këtij trofeu dhe kanë pasqyruar të gjithë festën e zikaltërve.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV